TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar nga policia për shkak se janë përfshirë në një skemë vjedhje të karburantit nga një firmë ndërtimi në Vorë.
Policia bën me dije se ka qenë 35-vjeçari me iniciale J.S. ai që ka vjedhur 172 litra karburant nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K.
Sipas bluve ky i fundit ka pasur dijeni se karburanti ka qenë i vjedhur. Për pasojë të dy janë vënë në pranga.
Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Fuel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Vodhi sasi të konsiderueshme nafte nga ekskavatori, në një kantier ndërtimi, vihet në pranga 35-vjeçari. Në pranga dhe një shtetas tjetër që përvetësoi naftën e vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fuel”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit
– J. S., 35 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja”;
– P. K., 31 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S., ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.