TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës.
Edhe këtë të enjte, ekipet e IMT-së kanë vazhduar ndërhyrjet për shembjen e objekteve dhe strukturave të evidentuara si zaptuese të territorit publik.
Gjatë ditës së sotme, aksioni është përqendruar në qendër të qytetit, ku ka nisur prishja e objekteve që janë ngritur në kundërshtim me ligjin ose kanë zënë hapësira të destinuara për përdorim publik.
Sipas burimeve për media aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të Vlorës, ku janë konstatuar ndërtime pa leje, shtesa të paligjshme dhe zaptime të hapësirave publike.