AKTUALITET, 19 Mars 2026, 13:04

Vlorë/ Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

Vlorë/ Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës. Aksidenti ka ndodhur pranë Postës Qendrore kur një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Përplasja bllokoi përkohësisht qarkullimin në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në vendngjarje mbërriti policia, që siguroi zonën dhe normalizoi trafikun, ndërsa hetimet për shkaqet e plota janë në vijim.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.