AKTUALITET, 8 Janar 2025, 16:24

Vjen në Tiranë zyrtari i lartë amerikan: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë!

Vjen në Tiranë zyrtari i lartë amerikan: Bashkëpunim

Zv.sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma ka vizituar sot Tiranën.

Përmes një postimi në platformën X, Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan ai në X.

Vjen në Tiranë zyrtari i lartë amerikan: Bashkëpunim