AKTUALITET, 24 Janar 2026, 17:53

“Vjedhjet kanë shifra e emra”/ Deputeti i PD, Boçi: Marrin rrugë, tunele, unaza e aeroporte!

“Vjedhjet kanë shifra e emra”/ Deputeti i PD, Boçi:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi theksoi se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveriset nga Edi Rama, që e ka kthyer shtetin në një pronë private.

Ai ishte i pari që mori fjalën në protestën e opozitës.

“Në jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria e familjes dhe adhurimi për zotin e kombin. Ne jemi këtu se na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare dhe ndërgjegja qytetare. Jemi këtu nga guximi dhe detyra jonë ër të luftuar deri në fund. Sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe të bandave të krimit, në klub të mbyllur qejfi e ahengu dhe që tallet cdo ditë me fatet e shqiptarëve.

Kjo ndërtesa që keni në krah nuk është kryeministria, por kuplaraja e pushtetit. Duhet ta shembim këtë pushtet, nuk është vendi i qeverisë, por i hajnisë, qenërisë që kafshon paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Këtu vjedhja ka emër e shifra, inceneratorët 430 mln, koncesionet 500 mln dhe marrin rrugën e rrugëve, tuneleve, unazave dhe aeroporteve vërtiten miliarda. Ka emër, fillon me Beqaj, Bllakon, vazhdon me Veliaj e Benetin dhe Ballukun, Agasin e Tërmetin. Nuk mbaron as me AKSHI as dhe Smart City.”, tha ai.