TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka reaguar lidhur me vjedhjen e kryer gjatë natës në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, ku grabitësit morën me vete 2.2 milionë lekë.
Nga këqyrja në vendngjarje nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.
Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.