AKTUALITET, 3 Shkurt 2025, 10:27

Vizitat/ Pas Berishës, edhe Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK! Deputetja e PL-së, në SHBA

Vizitat/  Pas Berishës, edhe Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.

Raportohet se Monika Kryemadhi ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të udhëtuar në SHBA.

Gjithashtu, edhe kreu i PD-së nuk është paraqitur në SPAK sepse ndodhet në Gjermani.

Edhe ish-kryeministri, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur.