AKTUALITET, 18 Mars 2026, 21:16

Vizita zyrtare në Gjermani/ Peleshi përjashton deputetët e PD-së nga delegacionet

Vizita zyrtare në Gjermani/ Peleshi përjashton deputetët e

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka fluturuar drejt Berlinit për një vizitë zyrtare. Në delegacionin e Parlamentit, Peleshi ka marrë me vete tre socialistë: Taulant Ballën, Erion Malajn dhe Iris Luarasin.

Ndërsa nga Opozita, Kryeparlamentari ka vendosur që të përjashtojë deputetët e Partisë Demokratike. Në vend të tyre, Peleshi ka vendosur të marrë Edmond Haxhinaston nga Partia e Lirisë dhe Redi Muçin nga Lëvizja Bashkë.

Demokratët të pyetur nga A2CNN kanë deklaruar se nuk janë thirrur nga Kryetari i Kuvendit dhe këtë Peleshi e ka justifikuar, duke thënë se ka marrë me vete dy deputetë të opozitës. Sipas Peleshit, kjo është e arsyeshme, pasi ka deputetë të ndryshëm nga të gjitha krahët e politikës në delegacionet e vizitave zyrtare.

Konkretisht, Delegacioni i Parlamentit gjatë ditës së enjte do të ketë takime me Presidenten e Bundestagut, me grupin e miqësisë Shqipëri–Gjermani, si dhe me kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane.