AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 20:12

Vizita/ “SHBA, aleati kyç”, deputetët shqiptarë takojnë zyrtarin e lartë të DASH, Bardhi e Gjiknuri japin detaje

Vizita/ “SHBA, aleati kyç”, deputetët shqiptarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi së bashku me disa deputetë të mazhorancës kanë zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë vizitës në Washigton DC, deputetët e Parlamentit shqiptar  zhvilluan një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor  Alexander “Sasha” Kasanof.

Bardhi thotë së SHBA mbetën aleati kyç dhe se shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah.

“Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”-shkruan Bardhi.

Ndersa perfaqesuesi socialist, Damian Gjiknuri ka nenvizuar se "Në kuadër të një delegacioni me deputetë të Kuvendit, shoqëruar nga ambasadori Ervin Bushati, u pritëm në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan Alexander Kasanof, përgjegjës për zyrën e Evropës dhe çështjet e Euroazisë.
Gjatë takimit u theksua angazhimi i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Evropës Juglindore, me fokus Ballkanin Perëndimor.
SHBA vijon të jetë mbështetësja kryesore e institucioneve shqiptare dhe nxitësja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zyrtari amerikan shprehu përgëzime për bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës me qëllim zbatimin e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Nënvizuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, kordinimit dhe ndërveprimit me SHBA-të si aleati më strategjik i Shqipërisë".