TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka pritur në kryeministri Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, i cili pas vizitave në vendet e tjera të rajonit, është ndalur edhe në vendin tonë.
Siç bën me dije Rama, në takimin mes tyre është folur për marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë.
“Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkruan Rama.
Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës.