TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, shprehet se në Vitin e Gjuhës Shqipe u vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, si pjesë e identitetit kombëtar. Ndër të tjera, kreu i qeverisë shprehet se ‘ky vit na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës shqipe.
“Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar.
Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë.”, shprehet Rama.