AKTUALITET, 6 Janar 2025, 15:48

Virusi i Kinës, i njohur në Shqipëri/ ISHP: Ka pasur raste në të shkuarën, por…

Virusi i Kinës, i njohur në Shqipëri/ ISHP: Ka pasur raste

Virusi që po qarkullon në Kinë nuk është i ri. Metapneumovirusi human është konfirmuar tek njerëzit prej vitit 2001. Raste të tij sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini më herët janë evidentuar dhe në Shqipëri. Aktualisht nuk është zbuluar asnjë i prekur.

Metapneumovirusi human prek rrugët e frymëmarrjes. Shfaqet si rrufë dhe çon deri në pneumoni. Përhapet përmes spërklave të personit të infektuar dhe sipërfaqeve të kontaminuara. Rrezik më të shtuar kanë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.

Por a mundet ky virus të sjell pandeminë e radhës?
Aktualisht në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik po dominojnë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në qarkullim gjithashtu janë gripi dhe covid, por sipas autoriteteve shëndetësore deri tani kemi të bëjmë me një aktivitet sezonal normal.