AKTUALITET, 24 Mars 2026, 12:37

'Vila 30'/ Takimi i Ramës me Lamallarin, zbardhen detaje: U diskutua hartimi i ligjit të ri për IKMT dhe ecuria e procesit të adresave

'Vila 30'/ Takimi i Ramës me Lamallarin, zbardhen detaje: U

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministrin e Drejtësisë Toni Gogu.

Në fokus të takimit te vila 30 me Lamallarin, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat, drejtues të agjencive në varësi të Ministria e Brendshme si dhe anëtarë të kabinetit të tij, ishin disa çështje kyçe të administrimit vendor dhe reformave institucionale.

Diskutimet u përqendruan te ecuria e procesit të adresave, hartimi i një ligji të ri për IKMT, si dhe një qasje e re për rolin e prefektëve, e cila synon rritjen e përgjegjësive dhe fuqizimin e tyre në nivel territorial.

Sakaq, takimi u zhvillua edhe në kuadër të zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, teksa sot është faza finale e intervistimit të kandidatëve.