AKTUALITET, 24 Mars 2026, 11:00

'Vila 30'/ Rama në takim me “kupolën” e ministrisë së Brendshme, Lamallari shoqërohej nga zëvendësministrat! U bashkohet edhe ministri i Derejtësisë, Gogu

'Vila 30'/ Rama në takim me “kupolën” e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të marte një takim në rezidencën qeveritare “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Në këtë takim, Lamallari ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30.

Më pas, në rezidencë i është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Kujtojmë që takimi ditën e sotme vjen ndërkohë që po sot zhvillohen intervistimet për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ky takim është pjesë e mbledhjeve rutinë që kreu i maxhorancës zhvillon me anëtarët e qeverisë, me fokus vlerësimin e performancës dhe koordinimin e mëtejshëm të punës.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e Partia Socialiste e Shqipërisë, ku u morën vendime për ndryshimin e drejtuesve politikë në gjashtë qarqe të vendi.