TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i rënë në një pallat përballë QSUT ka shkaktuar lëndimin e katër personave, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.
Sipas gazetares Orenela Joti, mes të lënduarve janë dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, të cilët kanë pësuar probleme nga thithja e tymit gjatë ndërhyrjes.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë evakuuar prej godinës një tjetër grua me anë të shkallëve lëvizëse, prej një ballkoni shumë afër flakëve të zjarrit.
Aksioni për shpëtimin e personave të tjerë që mund të jenë në godinë vijon, gjithashtu dhe aksioni për shuarjen e flakëve që kanë prekur një pjesë të mirë të fasadës.

