TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Përmes një videokartoline të publikuar sot në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nënvizon se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.
“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë.
Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di?
Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në videon e publikuar.