TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dallohet momenti kur një polic heq nga shtylla një flamur shqiptar. Polici e heq flamurin dhe më pas e hedh në tokë, një veprim që ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek shqiptarët e Maqedonisë.
Ky akt konsiderohet një skandal, duke qenë se ndodhi në vigjilje të festave që përkujtojnë Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.