TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Ç’kemi ndonjë të re?, ka bërë me dije se Shqipëria do të bashkëpunojë me bankën italiane 'Cassa Depositi e Prestiti'.
Ai tha se ky është një projekt i cili do të hidhet edhe për konsultim publik.
Po ashtu, kryeministri tha se është miratuar edhe financimi për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në shumën prej 250 milionë euro.
‘Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje, e para finalizimi i projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit falë bashkëpunimit me prestigjozen Cassa Depositi e Prestiti në Itali, një institucion financiar që bënë pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane jemi gati t’ja shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi.
Projekti është bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik, banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme.
Dhe e dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus kryesor tek bujqësia, 250 milionë euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë ligj financimi edhe me një garanci sovrane, ky është volumi më i lartë i vënë në mbështetje me kredi të buta', tha ai.