TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë, më 18 mars, një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas kryeministrit, ky takim po zhvillohet me qëllim “për të përballuar së bashku impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët”.
Sjellim ndërmend se më herët gjatë ditës së sotme, Konfederata e Industrive të Shqipërisë lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke i drejtuar një sërë kërkesash qeverisë.
Rama zhvilloi e këtë bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur, sic u shpreh, sa më shumë konsumatorët.
“Për të marrë që në fillim hapat e nevojshëm për të ngritur urat e komunikimit me ju në kushtet e një krize të re. duke patur parasysh praktikat e mëparshme dhe sidomos periudhat kur për shkak të krizave ndërkombëtare, na është dashur që të marrim një rol në gjithë procesin e trajtimit të mallit për të cilin jemi mbledhur që është nafta.
Kam marrë informacion nga ministrat, dëshiroj të shpreh konsideratën pozitive për qasjen tuaj. Ka qenë një qasje e përgjegjshme pasi në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e cmimit në Shqipëri cmimi është rritur por në mënyrë shumë të moderuar. Sfida është e hapur nuk di të thotë kush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe cmimin e naftës, as si do shkojë cmimi në bursë nëse do ketë rritje të mëtejshme.
Është e sigurtë që ne duhet të bëjmë atë mund të bëjmë dhe që na takon. Duke nisur nga rezerva. Konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme që fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë në kontrata është e garantuar për rreth 100 ditë dhe kjo është pozitive. Mbetet për t’u monitoruar e gjithë situata.”- u shpreh Rama.
Rama nënvizoi se ndërsa në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje rreth 40% e çmimit të naftës, në tregun vendas kjo rritje ka qenë më e moderuar krahasuar me vende të tjera.
Kreu i qeverisë theksoi se situata mbetet e pasigurt dhe e lidhur ngushtë me zhvillimet gjeopolitike.
“Dëshiroj të shpreh konsideratën pozitive për qasjen tuaj, që ka qenë në këtë fazë një qasje e përgjegjshme. Nëse në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e çmimit, në Shqipëri çmimi është rritur por në mënyrë më të moderuar, sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.
Sfida është e hapur, nuk do të thotë askush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës, nuk ti të thotë askush si do të shkojë çmimi në bursë, por është e sigurt që ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë dhe që na takon. Duke filluar nga rezerva, sipas informacioneve të marra konsiderohet që ju keni një rezerve të arsyeshme, që fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë që në kontratat tuaja figuron e garantuar për 100 ditë. Megjithatë mbetet për tu monitoruar ditë pas dite e gjithë situata”, tha Rama.
Rama u shpreh se qeveria po punon për ndryshime ligjore që synojnë rritjen e rezervës shtetërore të karburanteve deri në tre muaj, në përputhje me standardet e sigurisë energjetike.
“Ne kemi një konsultim ligjin për rezervën shtetërore që duhet të shtrihet fizikisht në 3 muaj dhe me dy fjalë dua t’ju them që ne jemi në punë për të finalizuar një nismë që kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor një faktor shtetëror. Ne besojmë se do ta bëjë edhe më të lehtë për ju punën, pasi do të garantojë sasirat e nevojshme duke pasur garanci shtetërore dhe do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët. Ne do synojmë që të kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dua ta mbyll duke kërkuar që të ruani këtë ekuilibër që keni ruajtur deri tani”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi se qeveria nuk e ka parë të nevojshme rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se dialogu me operatorët ka funksionuar deri më tani.
“Ne nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapim dhe të kalojmë në bord, pasi nëse dialogu funksionon, ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në lindjen e mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorit. Ky është qëllimi ynë. Më mirë marzhe më të ulta sesa bordin në kurriz”, deklaroi Rama.