AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 14:21

VIDEO/ Rrezikon jetën mes makinave dhe vjedh kabujt elektrikë në rrugë, “skifteri” durrsak lë qytetin në errësirë

VIDEO/ Rrezikon jetën mes makinave dhe vjedh kabujt elektrikë në

Ky është momenti kur një “skifter” durrsak vjedh kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve duke lënë qytetin e Durrësit pa drita dhe u kthyer në shqetësim për qytetatët e pushuesit.

Ai shihet duke tërhequr kabullin nga puseta në mes të rrugës, teksa rrezikon edhe jetën pasi gjatë këtij momenti kalojnë makina.

Në video, 34-vjeçari me iniciale E. R., pas këput kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, i fut në thes dhe largohet.

Pas disa ditësh hetime dhe ndjekjeje policia vuri në pranga 34-vjeçarin. Ndërsa efektivët i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 350 metra kabuj elektrikë që i kishte këputur dhe vjedhur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësi.

Durrës

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të qytetit, duke krijuar shqetësim për qytetarët dhe pushuesit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen qindra metra kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e bëra nga Bashkia Durrës dhe nga shqetësimet e qytetarëve, të adresuara në Policinë e Durrësit, se një shtetas këpuste kabujt e furnizimit me energji elektrike, me qëllim vjedhjen e tyre, duke lënë për pasojë, në errësirë, rrugët e qytetit të Durrësit, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e  autorit.

Pas disa ditësh hetime dhe ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. R., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale, rreth 350 metra kabuj elektrikë që i kishte këputur dhe vjedhur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.