TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë nisur punimet për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për leje drejtimi.
Lajmi u bë publik nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka ndarë një video në rrjetin e tij social në “Facebook”.
Shefi i qeverisë shqiptare thekson se kjo vepër në Fushë-Prezë do ketë një sipërfaqe prej 6000 m2. Ai tregoi se kjo qendër do të përdoret edhe për qëllime të tjera.
“Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.
Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, shkruan Rama.