AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 09:14

VIDEO/ Rama mbledh Grupin e PS për Bushkën: E mësoi nga TV se ishte person i dyshuar nga SPAK! Nuk është thirrur dhe as nuk është dëgjuar

VIDEO/ Rama mbledh Grupin e PS për Bushkën: E mësoi nga TV se

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

Edi Rama: Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar.