TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Rama tha se Shqipëria ndodhet sot në fazën më intensive të negociatave me BE dhe është sfidë për forcën politike anëtarësimi në familjen europiane në një kohë të shkurtër, prej 2 vitesh
“Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me qeverinë për të celur sesionin e ri parlamentar duke u përpjekur se bashku që nga njëra anë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara këti vit është e një natyre të vecantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën më intensive të nëgociatave me BE dhe domosdoshmërisë që në një hart të shkurtër prej 3 vitesh Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit, sikur e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE” tha Rama.
Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026, ku Rama tha se brenda 2 viteve duhet të përmbushen kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.
"Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik.
Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në ;pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", tha Rama.