AKTUALITET, 24 Dhjetor 2024, 10:17

VIDEO / Rama mbledh fëmijët e stafit të Kryeministrisë, ndan momentet e këndshme me të vegjlit

VIDEO / Rama mbledh fëmijët e stafit të Kryeministrisë, ndan

Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zahon kanë festuar me fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë.

Kreu i qeverisë ndau momentet e bukura me të vegjlit  në një video të postuar në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një këngë të posaçme për festat e fundvitit.

Gjithashtu për fëmijët u dhanë edhe dhurata simbolike nga Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij.