TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Dakord më dakord për të gjetur bishta jemi të vetmit ne. Interesantja këtu është se për herë të parë, Mbreti i Spanjës pret kryeministrin e Shqipërisë, jo se e kishte për detyrë apo o se me ra rruga nga shtëpia e tij.
Por sepse u zgjodhëm mes vendeve prestigjoze të organizojmë Kongresin Botëror të Ligjit. Kryetar nderi është Mbreti i Spanjës. Vlerësuan çfarë kemi bërë me Reformën në Drejtësi. Çlirimin e gjyqësorit nga politika pas 100 e kusur vitesh.
Kush pret që drejtësia të funksionojë si sahat, dhe mos bëjë gabime, arsyeton nxitimthi. Një shtëpi pa leje ndërton robi, u duhet 2-3 vite. Është shtet. Drejtësi e re, ku për 100 vite e ca ska patur drejtësi. Do kohën e vet. Rëndësi ka progresi.
Anëtarësimi në BE ka rëndësi, sepse do i vendoset vula pakthyeshmërisë së këtij procesi.
Ajo që ka ndodhur me pavarësinë e drejtësisë në 10 vite, nga komisioni tek miratimi në 2016, spastrimi i sistemit tek më të korruptuarit, vetting, goditjet majtas edjathtas, në vite te fundit, nuk ndodhi në 100 e kusur vite. Asnjë person i lidhur me pushtetin nuk u hetua, u gjykua, nga një drejtësi e pavarur. Ky është fakti. Kush e udhëhoqi, kush e garanton, shumica sot dhe e nesërme, unë dhe PS. E votoni apo jo, e doni apo jo, PS, jepini hakun. Të tjerët duan ti hedhin lakun, ai i oxhakut të PD, dhe mangallët e rinj, që janë të njëjtët në një barrikadë përfshirë edhe kundër Reformës në Drejtësi, pavarësisht çfarë thonë", deklaroi Rama ne debat me komentuesit!
.