TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas turk është arrestuar në Tiranë si pjesë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve nga shtetas të huaj.
Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë 26-vjeçari Gurkan Kaya i cili u kap në flagrancë në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës prej 3000 euro për person, tre emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në shtetet e Bashkimit Evropian.
Gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme sekuestruan automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët dhe tre telefona celularë.
Opercioni u krye në kuadër të fazës së nëntë të operacionit “Relay” ndërsa policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.