TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta.
Berisha ka lënë ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt Kuvendit, ku pasi ka përshëndetur simpatizantët, hyri në sallën e seancave plenare.
Berisha tha jashtë Kuvendi se do të votojnë pro kërkesës së SPAK për t'i dhënë autorizim për arrestimin e Ballukut, e cila sipas tij po mbrohet nga Rama. Sipas Berishës, Rama me këtë vendim po largon Shqipërinë nga rruga drejt BE.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe kësaj situate dramatike që po jeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e BE dhe më gjerë nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Rama, është i poshtëruar sepse po përdor ligjet, kushtetutën, për të mbrojtur vjedhjen tij.
Është i poshtëruar sepse për interesa të tij, të pasurive të tij, po mbyll derën e BE për Shqipërinë. Sot jemi për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarë, do votojmë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës. Zgjidhja është largimi i njeriut më të poshtëruar në skenën perëndimore, që quhet Rama”, tha Berisha.
Kujtojmë se deputetët demokratë do të hyjnë brenda në seancën plenare, ndërsa Bardhi dhe Balliu do të rrinë jashtë sallës, pasi janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës me 10 ditë.