AKTUALITET, 29 Nëntor 2024, 13:34

VIDEO/ Operacioni "Bad spin 5", kishin përshtatur disa ambiente për baste sportive online, arrestohen 6 persona në Tiranë

VIDEO/ Operacioni "Bad spin 5", kishin përshtatur disa ambiente

Pas hetimeve nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", është finalizuar operacioni policor i koduar "Bad Spin 5", i cili ka çuar në zbardhjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit të basteve sportive online në Tiranë.

Bazuar në inteligjencën policore, gjatë këtij operacioni janë identifikuar disa shtetas që organizonin dhe përshtatnin ambiente për zhvillimin e lotarive të palejuara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nëpërmjet kontrolleve të ushtruara, janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas të implikuar në këtë aktivitet kriminal: D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.

Po ashtu, gjatë operacionit, u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T., të cilët ishin gjithashtu të përfshirë në këtë veprimtari.

Si prova materiale, policia sekuestroi 6 aparate celulare dhe 1 njësi kompjuterike që i përkisnin personave të arrestuar.

Materialet e çështjes i kaluan prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 5".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.