TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit. Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të pavarësisë
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinës, e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Sipas policisë kufitare, fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.