TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci me anë të një postimi ka njoftuar se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal-Kir.
Beci shprehet se gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës dhe si pasojë është bllokuar për lëvizjen e automjeteve.
“Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që u bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.”, shkruan Beci.