AKTUALITET, 24 Janar 2025, 11:13

VIDEO/ Ministri Vengu: Kontingjenti i 16-të EOD përfaqëson Shqipërinë me dinjitet në Letoni

VIDEO/ Ministri Vengu: Kontingjenti i 16-të EOD përfaqëson

“Kontingjenti i 16-të EOD përfaqëson Shqipërinë me dinjitet në Letoni”, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga misioni i këtij kontingjenti teksa theksoi se, “misioni vazhdon, vlerat mbeten”.

Majori i EOD, Gert Lala shprehet në video se Kontingjenti i 16-të EOD është pjesë përbërëse e një brigade shumëkombëshe në kuadër të misioneve të NATO-s.

“Detyra kryesore e misionit shqiptar është mbështetja e brigadës shumëkombëshe dhe njësive vartëse të saj me detyra EOD me qëllim eliminimin e rreziqeve që vijnë nga eksplozivët, municionet e pashpërthyera, si dhe pajisjet eksplozive të improvizuara, të cilët kanosin jetën e personelit dhe instalimeve ushtarake”, shprehet major Lala.

“Disa nga detyrat kryesore që kryen kontingjenti EOD janë, asgjësimi i municioneve konvencionale, asgjësimi logjistik i municioneve, pastrimi i zonave të infektuara nga prezenca e municioneve të paplasura, asgjësimi i pakove eksplozive të improvizuara etj.”, tha ai.

Major Lala nënvizon se, “aktualisht, kontingjenti EOD është angazhuar në stërvitje për ruajtjen e kapaciteteve profesionale si dhe koordinimin e veprimeve në njësitë e manovrës”.