TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anis Mehmeti po kthehet përsëri protagonist në futbollin anglez. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, pas një periudhë jo edhe aq të mirë ku kishte humbur vendin në formacionin e skuadrës së Bristol, tani është kthyer të luajë rregullisht dhe të tregohet vendimtar në lojën e kësaj skuadre në Championship.
Mehmeti ka lënë shenjë në suksesin 3-1 që Bristol regjistroi sot kundër Sauthempton, teksa dha asistin për golin e avantazhit pëë ekipin e tij. Një depërtim i shpejtë në krahun e djathtë dhe një pasim perfekt për Bell solli golin e avantazhit që i dha qetësinë Bristolit në një ndeshje që po komplikohej përballë një prej skuadrave që pretendon ngjitjen në Premier Ligë.
???? MEHMETI x BELL ????pic.twitter.com/PRnzWfZvCn
— Bristol City FC (@BristolCity) February 13, 2024
Për Mehmetin, ky ishte asisti i parë i këtij sezoni me fanellën e Bristol, me të cilën ka arritur edhe të shënojë një gol në 24 ndeshjet në të cilat ka zbritur në fushën e lojës.