AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 13:08

VIDEO/ Me këngë e valle shqiptare, turistet afrikane ‘e djegin’ për Ditën e Pavarësisë në Tiranë

VIDEO/ Me këngë e valle shqiptare, turistet afrikane ‘e

Dy turiste afrikane janë parë duke festuar me këngë e valle shqiptare për Ditën e Pavarësisë.

Nga video e siguruar nga A2 CNN, shihet se ato po festojnë mes qytetarëve të tjerë në Sheshin Skënderbej.

Kujtojmë se në Tiranë po mbahet ditën e sotme edhe Parada e Shqiptarëve, në të cilin marrin pjesë mijëra bashkëkombas nga të gjitha trevat.

Më herët në Vlorë u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit, në të cilën morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se si sot, 112 vite më parë, plaku i mençur Ismail Qemali, së bashku me atdhetarë të tjerë, ngritën flamurin e Pavarësisë nga pushtuesit osman në Vlorë.