TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër.
Emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës do të kthehen sërish në shtetin fqinj.
49 emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën (28 Janar) me anijen e italiane Cassiopeia, por 5 prej tyre u kthyen me të njejtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël.
Ndërsa refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës mbrëmjen e së premtes (31 Janar) do të kthehen sërish sot në shtetin fqinj.
“Ka habi të madhe, sepse për mendimin tonë nuk ka nevojë të presim vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, thanë burime qeveritare për ANSA, duke komentuar mosvleftësimin e ndalimit të emigrantëve që ishin dërguar në Shqipëri.