TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit, nën akuzën për vjedhje automjetesh.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në Tiranë, kurse i prnagosuri është A. L., banues në kryeqytet.
Kapja e tij u krye teksa vodhi një automjet, duke mashtruar rojën e vendparkimit, se ishte pronari.
Pas denoncimit nga roja, u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e tij, teksa në Valias, u gjet edhe automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.