AKTUALITET, 24 Prill 2026, 12:12

VIDEO/ I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ish kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

VIDEO/ I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ish

Gentian Gjyli, ish- kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar është paraqitur në SPAK këtë të premte (24 prill).

Kujtojmë që SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Gjylin, i cili akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë që rreth një javë më parë, prokurori Dritan Prençi kërkoi që të pandehurit e tjerë të shpallen fajtorë për akuzat e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Për ish drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Erald Elezi, i cili mori drejtimin e KESH në vitin 2024, u kërkua dënimi me 1 vit burg.

Masa dënimi të njëjta me Elezin u kërkuan edhe ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Gentjan Gjyli, i cili në kohën kur akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera, ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në atë institucion.

Për dy të pandehurit për korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Ervis Lami dhe Brunilda Luli, prokurori Prençi tha se kanë qenë bashkëpunues gjatë hetimit.

Ai kërkoi nga 7.6 vjet burg për Lamin dhe Lulin, masë e cila reduktohet në 5 vjet burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu, u kërkua pezullimi dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.