AKTUALITET, 8 Janar 2025, 21:07

VIDEO/ Hetimi ndaj Veliajt për korrupsion, SPAK pyet për mbi 4 orë bashkëshorten e biznesmenit Abule

VIDEO/ Hetimi ndaj Veliajt për korrupsion, SPAK pyet për mbi 4

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, ishte personi i radhës që dha shpjegime në SPAK për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median. 

Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.