AKTUALITET, 3 Korrik 2024, 15:22

VIDEO/ Ekstradimi nën masa të rrepta sigurie, dalin pamjet nga momenti i mbërritjes së Laert Haxhiut në Shqipëri

VIDEO/ Ekstradimi nën masa të rrepta sigurie, dalin pamjet nga momenti

Dalin pamjet nga momenti kur Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë. Teksa më herët ekstradimi i tij nga shteti grek drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.

Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale. Pas disa letër shkëmbimeve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, sot është finalizuar ekstradimi i të shumë kërkuarit, Haxhiu.

Madje ai është cilësuar edhe si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.