AKTUALITET, 30 Prill 2024, 17:58

VIDEO/ Efektivi i FNSH humb ndjenjat te bashkia, protestuesit i hapin rrugën ambulancës

VIDEO/ Efektivi i FNSH humb ndjenjat te bashkia, protestuesit i hapin

Teksa prej orës 4 e 30 opozita proteston jashtë Bashkisë së Tiranës, një oficer i FNSH nuk është ndjerë mirë dhe duket se ka humbur ndjenjat.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga LSA, efektivi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur kolegët e tij.

“Oficerët e thjeshtë rrinë në diell, shefat janë hijeve”, tha pak pas ngjarjes Dorian Teliti. Ndërkohë protestuesit i kanë hapur rrugën ambulancës, për t’i ardhur në ndihmë efektivit.