AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:23

VIDEO/ Efektivët e lënduar nga protesta e PD, Koçiu-Berishës: Gënjeshtar patologjik! Të kesh turp. Kreu i PD: Asnjë polic nuk kishte në urgjencë

VIDEO/ Efektivët e lënduar nga protesta e PD,

Pas përsëritjes së Berishës se nuk pati asnjë efektiv të lënduar nga protesta e PD, kur në të vërtetë u raportua për 16 punonjës të lënduar, 3 prej të cilëve rëndë, ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi e revoltuar.

Ajo i kujtoi Berishës gjestin e tij kur as nuk i përshëndeti policët në spital dhe tha se po mbyll sytë. Ministrja e quajti “gënjeshtar patologjik” dhe i tha se kjo është arsyeja pse e ka dënuar historia, teksa do e përndjekin shpirtrat e kujtdo që ka dhunuar e vrarë.

“Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital, por ti zgjodhe të mos shohësh policët, ti zgjodhe të mbyllje sytë. Shko shikoji edhe sot policët që ishin të shtruar, morën shërbim dhe janë edhe sot. Je gënjeshtar patologjik! Përveçse je dhunues dhe porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut, e ke në gjen atë gjakun që do ta derdhësh me patjetër, përveç këtyre, mbyll edhe sytë dhe gënjen nga mëngjesi në darkë. Zor pak nuk ke?

Pse nuk i takove policët? Policët u dhunuan sepse u porosit dhunë nga ajo protestë që organizove. Të kesh turp që në vend që të kërkosh ndjesë dhe të distancohesh nga dhuna që u ushtrua ndaj punonjësve të policisë, vjen e thua nuk u godit asnjë. Pak turp nuk ke? Prandaj të ka dënuar historia! I ke fantazmat aty, në dollap! Nuk ke marrë drejtësi deri më sot, por shpirtrave nuk u shpëton dot! Shpirtrave të të gjithë atyre që ke dhunuar, përgjakur, vrarë, nuk u shpëton dot, do të të ndjekin!”, tha Koçiu.

U sulmuan me molotov gjatë protestës/ Berisha: Asnjë polic nuk kishte në urgjencë, gënjeshtra

Sali Berisha vijoi me skenarët e tij se asnjë polic nuk u plagos gjatë protestës së dhunshme, ndoënse ndaj tyre u hodhën molotov.

“Asnjë polic në urgjencë, nxirrni një gërvishtje, një të plagosur, gënjeshtar. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë. I gjuajtët me snajper protestuesit, kurse për të rinjtë janë tmerri juaj, prisni se është fillimi, ata do ju groposin ju, ju që i keqtrajtuat të rinjtë me urrejtje, prisni zemërimin e tyre se ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë do merrni atë që meritoni nga të rinjtë,. Keni mbush qelinë me 12 adoleshentë, sepse sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë”, tha Berisha.