AKTUALITET, 17 Janar 2026, 18:25

VIDEO/ “Edi Rama frikacak!”- “Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë, thirrje kundër qeverisë

VIDEO/ “Edi Rama frikacak!”- “Shqipëria Bëhet”

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive.

Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, lëvizja politike ka vijuar edhe sot tubimin, të thirrur me mbështetësit e saj. Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë, të cilat jo vetëm e kanë larguar me forcë, por i kanë hequr edhe mjetet mbështetëse si karrige, batanije, çadra dhe deri te ngrohëset.

Në një prej episodeve të dhunës së Policisë ndaj mbështetësve të tij, Lapaj mbeti i dëmtuar në kokë dhe u shtrua në Spitalin e Traumës. Ashtu sikurse blloku opozitar, Lapaj kërkon dorëheqje të qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.