AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 18:43

Video dhe mesazhe erotike? Berisha: Anëtaret e PS-së reaguan sikur ishin akuzuar ato! Problemi kryesor është Rama, s’do merrem me klubet e natës

Video dhe mesazhe erotike? Berisha: Anëtaret e PS-së reaguan sikur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit dhe i është drejtuar protestuesve. Në dalje të Parlamentit, Berisha dha një prononcim për mediat për akuzat e tij për çështjen “McGonigal” dhe posedimin e videove e mesazheve erotike.

Berisha: Edi Rama i damkosur i kishte bindur zonjat e PS-së në Parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera në klubet e Tiranës. Po a ka turp më të madh të protestonin kundër deklaratave të mia, dhe të shpreheshin sikur të ishin secila prej tyre e akuzuar.

Çdo të dhënë unë do ua dorëzoj komisionet hetimore parlamentare. Bëhet fjalë për dokumente. Por, në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar në Facebook asnjë video apo foto të karakterit erotike sepse nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën të hetojë 3 herë më shumë në çdo drejtim.

Po të mos kisha fakt, nuk do flisja. Po të mos kisha fakte, a mund të bëja deklaratën unë? Unë do hetoj edhe 10 herë më shumë për t’i shkuar në fund kësaj piste tretësore. Problemi kryesor është Edi Rama, jo aferat në klubet e natës në Tiranë.