AKTUALITET, 23 Janar 2026, 11:09

VIDEO/ Deputeti i PS, Braçe kritikon eskortën e presidentit Bajram Begaj: Zotërinj, a mund të prisni në trafik si të gjithë?

VIDEO/ Deputeti i PS, Braçe kritikon eskortën e presidentit Bajram

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës.

Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante.
Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat.

Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat.

"Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;

U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.

Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe.