AKTUALITET, 21 Janar 2025, 12:21

VIDEO/ Deklarata e Trump për “Gjirin e Meksikës”, Hillary nuk e mban dot të qeshurën gjatë fjalimit të Presidentit

VIDEO/ Deklarata e Trump për “Gjirin e Meksikës”, Hillary

Hillary Clinton nuk e mbajti do të qeshurën e saj gjatë fjalimit të inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Në një moment, ajo u kap duke qeshur kur presidenti i 47-të i ShBA-së deklaroi se do të ketë përparësi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.

Kjo ngjarje ndodhi në fjalimin pas betimit të Donald Trump.

“Amerika do të rimarrë vendin që i takon si kombi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë”, tha Trump në fjalimin e tij.

“Pas një kohe të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në malin McKinley, ku duhet të jetë dhe ku i takon”, shtoi ai.