AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 22:52

VIDEO/ Dalin pamjet me dron. Ja sa qytetarë dolën në shesh në protestën e Partisë Demokratike

VIDEO/ Dalin pamjet me dron. Ja sa qytetarë dolën në shesh

Partia Demokratike ka publikuar pamjet me dron nga protesta e zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë.

Siç shihet nga pamjet e kapura me dron, pjesëmarrja në protestën e opozitës ka qenë masive, ku me mijëra qytetarë kanë dalë në shesh kundër qeverisë.

Protesta zgjati mbi dy orë dhe u mbyll pa asnjë incident, ndërsa në shesh ishin kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë deputetë demokratë, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin Petrit Vasili.

VIDEO: