AKTUALITET, 17 Prill 2026, 13:26

VIDEO/ Braçe, gati interpelancat me 4 ministrat socialistë! Nga zjarri që shkrumboi apartamentet te ujërat e ndotura, ja si do të ballafaqohet në Kuvend

VIDEO/ Braçe, gati interpelancat me 4 ministrat socialistë! Nga

Deputeti socialist Erion Braçe po përgatit që në seancën plenare të radhës të zhvillojë 4 interpelaca me ministrat socialistë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Braçe i cili përmes një postimi të ndarë në Facebook-un e tij shkruan se në seancën e radhës së Kuvendit do të ketë përballë 4 ministrat.

Vendimi i Braçes rrjedh nga situatat më problematike të krijuara së fundmi në vend.

Përballja e parë do të zhvillohet në kuadër të sigurisë së materialeve që përdoren në ndërtimin e banesave, marrë shkas nga shkrumbimimi i 30 apartamenteve te kompleksi “Arlis”.

Si rrjedhojë e ngjarjes që tronditi Tiranës, ku qytetarët përfunduan në qiell të hapur pasi zjarri  u përpiu banesat dhe zjarrfikësit rrezikuan jetën e tyre, Braçe kërkon të ballafaqohet në Kuvend në lidhje me kushtet e punës së kësaj kategorie.

Ndërsa bëhet me dije se interpelanca  e radhës do të zhvillohet për mbrojtjen e  kafshëve dhe trajitimin e këtyre nga bashkitë, për të cilat ata marrin fonde.

Po ashtu, diskutimi i katërt për të cilin Braçe po përgatiet një javë para seancës plenare, do  të jetë për trajtimin e ujërave të ndotura.