TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Akademia Politike e Partisë Socialiste vijon trajnimin e të rinjve që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të vetë PS-së.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cilësoi sot Akademinë Politike, një fidanishte në rritje për PS-në 2030.
Rama ndau në rrjetet sociale momente me të rinjtë që ndjekin Akademinë Politike të PS-së.
“Rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike. Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së.
Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste.