AKTUALITET, 17 Janar 2025, 22:49

“Vetëm ferra e gjarpërinj ka pasur Sazani”/ Ish ministrja e Mbrojtjes për investimin e dhëndrit të Trump: Zgjedhjet i fitojmë edhe nëse Berishës i hiqet ‘non grata’

“Vetëm ferra e gjarpërinj ka pasur Sazani”/ Ish ministrja

Deputetja socialiste ,Mimi Kodheli, në studion e emisionit ‘Log.’ në News24, ka komentuar investimin strategjik që do të bëhet nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në ishullin e Sazanit.

Kodheli u shpreh se Sazani ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe se tani është koha që të zhvillohet.

“Unë kam qenë në Sazan. Kur bëmë transformimin e ushtrisë shqiptare, shumëçka nuk na duhej sepse na thanë. Sazanin që e kemi falë qeverisjes italiane si pronë tonën. Ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe ndërkohë duam të zhvillojmë këtë vend? Apo do ti lëmë këto enklavat kështu…”, tha ish-ministrja e Mbrojtjes.

E pyetur nga gazetari dhe moderatori i emisionit, Endri Xhafo, PS do t’i fitojë zgjedhjet në raste se Berishës i hiqet non grata nga SHBA, deputetja u shprehen e bindur se po.

“Absolutisht po”, deklaroi ajo.

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump tashmë është shpallur investitor strategjik. Jared Krushner do të ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan. Të ftuarit në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo dhanë një mendim në lidhje me këtë investim të rëndësishëm.

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se Sazani nuk mund mbetet enklavë e pazhvilluar. Ajo shtoi se investimet në ishull sjellin zhvillim.

Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti u shpreh se mbështet investimet në Sazan, duke shtuar se duhet më tepër transparencë për atë që do të ndodhë në ishull.

Mimi Kodheli: Sazanin nuk mund ta lëmë enklavë. Investimet në këtë ishull sjellin zhvillim.

Edmond Panariti: Unë jam pro që të ketë investime. Por që duhet të ketë transparencë dhe pse jo diskutim në nivel parlamentar.