TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ceremonia funerale e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në Shqipëri.
Trupi i pajetë i tij do të vijë në vendin tonë të martën. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por mëngjesin e të shtunës ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Trupi i Janullatosit do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij. Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.
Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës.