TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, dhe nga 25 vite burg për Fatmir Hysenin, Aleksandër Maxhakun dhe Oltian Logën.
Elis Duka është shpallur i pafajshëm, pasi nuk u provua që ka kryer vepren penale.
Ish-polici Malko njihej ndryshe dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Vrasja e Malkos u realizua në gusht të vitit 2019.